Një vajzë adoleshente është duke luftuar për jetën e saj, pasi babai dhe vëllai i saj e qëlluan atë në fytyrë dhe gjoks, ku u konsiderua si një vrasje në tentativë nder, sepse ajo donte një burrë në fshatin e saj.
Vajza Ruby, 18 vjeçare nga një fshat i vogël në Sambhal, në Uttar Pradesh në Indin veriore, kishte qenë në një marrëdhënie të fshehtë me Ibrahim, 24 vjeçar për tre vite.
Por motra e saj e vogël e kishte dëgjuar atë duke folur në telefon ku i kishte treguar vëllait dhe të atit të saj.
Brenda pak minutave ajo është gjendur jashtë, ku vëllai i saj, Iftikhar 32 vjeçar dhe babai, Sameraj, 52 vjet kishin silluar ta rrahin atë brutalisht, shkruan DailyMail.
Fqinjët e kishin dëgjuar britmën e saj dhe menjëherë kishin thirr policinë e cila kishte arritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia kishte gjetur Rubyn të shtrirë në tokë jashtë shtëpisë së saj me gjak në fytyrën e saj.
Ajo ishte dërguar në një spital lokal dhe gjendja e saj u raportua si shumë kritike. Ndërsa babai dhe i biri janë aktualisht në paraburgim dhe janë arrestuar nën akuzën për tentim vrasje. /Insajderi.com