Lediana, Ana dhe Sindi kanë disa fjalë për skandalin e Teas dhe Beartit.
Fotografitë e Teas duke u puthur me Beartin që prej dje kanë bërë xhiron e rrjetit, shkruan lajmi.net.
Dyshja e konfirmuan lidhjen përmes këtyre imazheve, ndërsa Andi u shpreh se e detyruan të dalë çift me Tean nga emisioni.
Fotografitë kanë nxitur reagime të shumta, mes tyre nuk munguan as ato të Sindit, Ledianës dhe Ana Kaurit.
Fillmisht, Sindi u pyet nga ndjekësit në Instagram se çfarë mendimi ka për situatën e Teas.
“Të them të drejtën, nuk di çfarë të mendoj në lidhje me këtë temë. Do të dëshiroja të prisja një koment nga vetë protagonistët. Ju mund të thoni gjithçka për Shqipen, por gënjeshtra i paska këmbët e shkurtra, nuk e mohoni dot. Jam e zhgënjyer!”, u shpreh ajo.