Insajderi
Lajme

Vaki në Gjilan: Pas mbylljes së votimit, i dyshuari shkon në qendrën e votimit dhe sulmon policin

Insajderi
10 February 2025 - 12:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vaki në Gjilan: Pas mbylljes së votimit, i dyshuari shkon në qendrën e votimit dhe sulmon policin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Gjilan është arrestuar pas një sulmi ndaj një zyrtari policor. 

I dyshuari kishte shkuar në një qendër votimi pas mbylljes së saj,  rreth orës 20:30.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark