Vaksina e parë për COVID-19 e Indisë mori miratimin për testime në njerëz nga rregullatori i barërave në vend, pasi numri i rasteve të lidhura me koronavirusin dhe vdekjet vazhdon të jenë në numër të lart, njoftoi një kompani e barërave.
Vaksina, e quajtur COVAXIN, është zhvilluar nga kompania “Bharat Biotech”, në bashkëpunim me Këshillin Indian të Kërkimeve Mjekësore dhe Institutin Kombëtar të Virologjisë (NIV).
Vaksina indigjene, e jo aktivizuar u zhvillua nga një lloj SARS-CoV-2, i cili u izolua nga NIV dhe u transferua në strukturën e Kontrollit të Lartë BSL-3 të kompanisë, e vendosur në qytetin Hyderabad në jug të Indisë, tha Bharat Biotech.
“Hulumtimi dhe ekspertiza jonë e vazhdueshme në parashikimin e epidemive na ka mundësuar që të prodhojmë me sukses një vaksinë për pandeminë H1N1”, tha Suchitra Ella, drejtoreshë e kompanisë.
Leja për të filluar fazën I dhe II në provat klinike njerëzore erdhën pasi kompania paraqiti rezultate të krijuara nga studimet e para klinike, duke demonstruar siguri dhe përgjigje imune.
Provat klinike te njerëzit janë planifikuar të fillojnë në të gjithë Indinë në korrik.
“Duke vazhduar fokusin tonë në krijimin e lehtësive të kontrollit të BSL-3 për prodhimin dhe testimin në Indi, kompania është e angazhuar të avancoj zhvillimin e vaksinave si një çështje me rëndësi kombëtare për të demonstruar forcën e Indisë në trajtimin e pandemive të ardhshme”, ka thënë Ella.
Me 18.522 raste të reja të koronavirusit të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri mbarëkombëtar i Indisë, të martën në mëngjes arriti në 566.800, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga këto, 120.000 rastet e fundit janë raportuar në javën e fundit.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend arriti në 16.893 me 418 vdekje më shumë, ndërsa gjithsej 334.821 pacientë janë shëruar./Insajderi.org.