Vaksina përforcuese nuk rekomandohen për të gjithë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Vaksina përforcuese nuk rekomandohen për të gjithë

    Insajderi
    10 September 2021 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dozat përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nuk janë të nevojshme për të gjithë, tha shkencëtarja britanike, Dame Sarah Gilbert, e cila ka marrë pjesë në krijimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit.

    Duke folur për gazetën Daily Telegraph, ajo tha se disa grupe të cenueshme do të kenë nevojë për doza përforcuese, por shtoi se “imuniteti zgjat shumë” në shumicën e rasteve.

    “Ne duhet të dërgojmë vaksina në vendet, ku popullata është pak e vaksinuar”, tha Gilbert.

    Disa vende në botë, përfshirë Izraelin dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, kanë nisur me ofrimin e dozave përforcuese për personat e moshuar dhe ata me imunitet më të dobët.

    Shtetet e Bashkuara pritet të fillojnë këtë muaj me dhënien e dozave përforcuese.

    Ka frikë se imuniteti nga vaksinat bie me kalimin e kohës ose has në rezistencë nga variantet e reja të koronavirusit.

    Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark