Ditë më parë stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, është vaksinuar kundër COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në InstaStory, ku shihej duke marrë vaksinën e tipit AstraZeneca në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri.
Megjithatë, ai ka bërë një reagim së fundmi duke treguar për problemet që i janë shfaqur pas vaksinimit.
Sipas deklaratës, simptomat kanë të bëjnë me lodhje, kokë dhimbje, ethe e temperaturë.
“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë ai.
Valdrin Sahiti përndryshe është ndër të famshmit e parë shqiptarë që ka marrë vaksinën antiCOVID, teksa ditën e djeshme është vaksinuar edhe këngëtarja Era Istrefi.