Insajderi
Zgjedhjet 2026

Valentina Bunjaku-Rexhepi fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë

Insajderi
05 June 2026 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valentina Bunjaku-Rexhepi fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjilanit që t’i bashkohen tubimit të madh përmbyllës të partisë, i cili mbahet sonte në Prishtinë.

Postimi i Valentina Bunjaku-Rexhepit:

“Ju pres me zemër! Bashkohu!”

“Gjilanas të dashur, sonte, nga ora 20:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, na pret tubimi i madh përmbyllës i LDK-së. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij bashkimi të madh, të tregojmë edhe një herë forcën, besimin dhe përkushtimin tonë për Kosovën. Ejani me familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Le ta përmbyllim këtë rrugëtim së bashku dhe ta dërgojmë mesazhin e fitores kudo. Ju pres me zemër! Bashkohu!”

Në postimin e saj, Bunjaku-Rexhepi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare dhe unitetit, duke e cilësuar tubimin si moment për të treguar “forcën, besimin dhe përkushtimin për Kosovën”.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë së bashku me familjarët, miqtë dhe të afërmit e tyre.

Tubimi përmbyllës i LDK-së pritet të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar përfundimin e fushatës elektorale të partisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark