Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, siç duket e ka marrë fort seriozisht 1 Prillin, që njihet si dita e rrenave. Ai ka komentuar një propozim që pritet të shqyrtohet nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës, lidhur me taksën komunale prej 10 eurosh për hyrjen e automjeteve ne Prishtinë.
Prebreza ka thënë se nëse ky vendim kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë ai si kryetar i komunës së Fushë Kosovës do të vendosë taksë ditore prej 20 eurosh për hyrje në këtë komunë dhe taksë 10 euroshe për hyrje në rrugën e aeroportit, shkruan Insajderi.
“Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugen e aeroportit në vlerë prej 10 euro, etj (çka t’na bjen n’mend ndërkohë”, ka deklaruar Prebreza, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.
“Besoj që këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë”, përmbylli ai.