Gazetari Valon Syla ka shpërndarë në Facebook një intervistë të vjetër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku fliste për mediat e huaja pas rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz.
Në atë intervistë, Kurti kishte theksuar se nuk do të kapte kurrë pushkë me dorë.
“Albin Kurti është rrenc i madh. Follirant… Për pos kësaj është i regjistruar edhe si veteran i rrejshëm, me ndihmën e do komandatave klloshar.. Pak pas rënies heroike të Jasharajve, në flakë të luftës, dëgjone me vesh të juaj, e me sy këtë video, qysh ka bo be, që kurr pushkën në dorë se kap… sot thotë pyetni komandantat a kam qenë në UÇK”, ka shkruar Syla.
Kujtojmë se disa ditë më parë, disa ish-komandantë të UÇK-së kishin deklaruar se Albin Kurti kishte qenë pjesë e UÇK-së.
Kurti gjithashtu figuron edhe në listën e veteranëve të luftës, për çka lajmi.net kishte raportuar muaj më parë.