Insajderi
Lajme

Valon Syla për VV-në: Me Romë, me Boshnjakë, me Prishtinali, me Drenicakë, të gjithë bashkë për të hequr këtë budallak

Insajderi
20 November 2025 - 22:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Valon Syla për VV-në: Me Romë, me Boshnjakë, me Prishtinali, me Drenicakë, të gjithë bashkë për të hequr këtë budallak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analisti, Valon Syla ka vlerësuar se vendi ndodhet para një kolapsi dhe për këtë arsye, sipas tij, Vetëvendosja duhet të largohet nga pushteti.

“Mendoj që VV është nën 40 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, unë mendoj që është shumë më poshtë…”, tha fillimisht Syla në emisionin Pressing, transmeton Express.

Ai shtoi se formula e qeverisë së re duhet të përfshijë PDK-në, LDK-në dhe pakicat që e zgjedhin kryeministrin dhe presidentin, duke e konsideruar këtë si zgjidhjen për qeverinë e ardhshme.

Syla u shpreh se qeveria e re duhet të formohet “me egjiptianë, me turq, me boshnjakë, me shqiptarë, me prishtinali e drenicakë, krejt kemi mi bo bashkë dhe me hjekë këtë budallak… Jemi para një kolapsi shtetëror”, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit të të gjithë komuniteteve për stabilitetin e vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark