Valverde e mban Real Madridin në garë për titull, shënon në fund vollej të bukur ndaj Bilbaos - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Valverde e mban Real Madridin në garë për titull, shënon në fund vollej të bukur ndaj Bilbaos

    Insajderi
    20 April 2025 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e fitores kundër Athletic Bilbaos në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

    Golin për 1:0 e shënoi Frederico Valverde në ndeshjen që u luajt në ‘Santiago Bernabeu’.

    Valverde shënoi në minutat shtesë të ndeshjes përmes një vollej, që ishte i paarritshëm për Unai Simon.

    Për Madridin në pjesë të dytë shënoi edhe Vinicius Jr, gol ky që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të Endrick.

    Real Madrid qëndron vetëm katër pikë prapa Barcelonës, teksa edhe gjashtë ndeshje pritet të luhen.

    Barça dhe Madridi do të ndeshen në xhiron e 35-të. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark