Kupa e Botës e këtij viti mund të shoqërohet me vapë dhe lagështi të rrezikshme për lojtarët dhe tifozët në rreth një të katërtën e ndeshjeve, kanë paralajmëruar akademikët.
World Weather Attribution (WWA) thotë se analiza e saj tregon se ndryshimet klimatike i kanë rritur ndjeshëm rreziqet e temperaturave për lojtarët dhe tifozët, krahasuar me Kupën e Botës së fundit të zhvilluar në SHBA në vitin 1994.

Kur temperaturat kalojnë këtë prag, FIFPRO këshillon zbatimin e masave të sigurisë, si p.sh pushimi për të pirë ujë.
Dr. Friederike Otto, profesore e shkencës së klimës në Imperial College London dhe pjesë e WWA, tha se gjetjet tregojnë se “ndryshimet klimatike po kanë një ndikim real dhe të matshëm në realizueshmërinë e organizimit të Kupave të Botës gjatë verës në hemisferën veriore”.
“Kupa e Botës 1994 mund të mos duket veçanërisht e largët për shumë të rritur sot, megjithatë gjysma e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu ka ndodhur që atëherë”.
“Fakti që vetë finalja e Kupës së Botës, një nga ngjarjet sportive më të mëdha në planet, përballet me një rrezik jo të vogël që të luhet në vapë të nivelit ‘anulim i aktivitetit’, duhet të jetë një sinjal zgjimi për FIFA-n dhe tifozët”.
“Duhet theksuar nevoja urgjente për të kuptuar se nuk ka asnjë aspekt të shoqërisë që nuk ndikohet nga ndryshimet klimatike”, ka thënë Otto.