Në varrezat e qytetit të Kumanovës sot u varros fëmija 4 vjeçar Almir Aliu, i cili ndërroi jetë dje si pasojë e goditjes me veturë qëllimisht pas një zënke banale mes babait të tij dhe të dyshuarit për vrasje.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e të shtunës së kaluar në Shëtëpinë e Shëndetit – Kumanovë, për shkak të një zënke banale në radhë të pritjes para spitalit në të cilën është i përfshirë i dyshuari maqedonas Bojan Iliç nga Kumanova dhe tre persona të tjerë shqiptarë, të cilët sipas policisë kanë përdorur dhunë ndaj të dyshuarit.
Siç njoftojnë autoritetet komptente, Iliç pasi i ka ikur sulmit, me veturën e tij ka goditur qëllimisht Almirin bashkë me babain dhe nënën e tij. Si pasojë e lëndime prindërit kanë përfunduar në spitallin e Kumanovës, ndërsa Almiri u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi që u gjet në rrezilk me jetën.
Gjykata Themelore e Kumanovës i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit Iliç. Sulmuesi i dyshuar ngarkohet me veprën penale “vrasje në tentim”. /Insajderi.com