Insajderi
Lajme

Varroset sot nëna e kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucatit

Insajderi
01 December 2025 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Varroset sot nëna e kryetarit të OVL-UÇK’së, Hysni Gucatit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati, varrim i të cilës do të bëhet sot në ora 15:00.

Nga OVL-UÇK kanë njoftuar se nëna e Gucatit, Hata Gucati do të varroset në fshatin Marinë në Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve.

“Të nderuar veteranë, invalidë, familjarë të Dëshmorëve dhe qytetarë. Ju njoftojmë se nëna e kryetarit, z. Hysni Gucati, zonja Hata Gucati, ka ndërruar jetë. Varrimi do të mbahet nesër, më 01.12.2025, në ora 15:00, në varrezat e fshatit Marinë të Skenderajt, afër kompleksit memorial të Dëshmorëve|, njoftoi mbrëmë OVL-UÇK.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark