Funerali i priftit francez, At Jacques Hamez, i cili u vra në kishë nga dy ekstremistë myslimanë do të mbahet sot.
Përpara varrimit do të zhvillohet ceremonia publike e cila do të mbahet në katedralen Rouen në Normandi.
Priftit Hamel ia kishin prerë fytin kur dy burra sulmuan kishën e tij gjatë meshës së mëngjesit.
Të dy sulmuesit Abdel Malik Petitjean dhe Adel Kermiche ishin zotuar për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik, transmeton Klan Kosova.
Sulmuesit të dy të moshës 19 vjeçare u qëlluan për vdekje pasi policia liroi pengjet.
Gjithashtu është arrestuar edhe kushëriri i Petitjean nën dyshimin se e dinte për planin e sulmuesve.