×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Zgjerohet lista – Vartësit e “Guxo” emërohen në komisionin e themeluar nga Kurti për sekretar të ministrisë së Gërvallës

    Insajderi
    24 April 2024 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që u themelua ditën e djeshme nga i pari i vendit, përbëhet nga vartës e persona të afërt me pushtetin. Gazeta Insajderi ka raportuar se Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes se vendit, janë pjesë e këtij komisioni.

    Përveç, tyre si anëtarë komisioni janë emëruar edhe Bekim Hoxha dhe Hyzri Bunjaku. Edhe këta të dy janë vartës të Listës Guxo.

    Bekim Hoxha, U. D. Kryeshef në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ishte emëruar në ketë pozitë nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

    Bekim Hoxha, drejtor i Vreshtarisë dhe Verëtarisë është emëruar zv. në AUV me date 06.06.2023.

    Ndërsa anëtar tjetër, është emëruar Hyzri Bunajku, udhëheqës i NjMBNj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Këta emra janë ata që do vendosin për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës.

    Të gjithë këta janë të afërt me Qeverinë dhe se mund të quhen persona të besueshëm për pushtetin.

    Si u bë që Hoxha të bëhet pjesë e Komisionit?

    Bekim Hoxha një kryeshef në AUV, u bë pjesë e Komisionit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Gërvallës.

    Insajderi lidhur me ketë vendim të Kurtit, se si si u përzgjodhen këta anëtarë, ka dërguar pyetje në kryeministri, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Ndonëse Hoxha ka përfituar vazhdimisht nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

    Më parë KOHA pati raportuar se Hoxha hetohet lidhur me një kontratë të dyshimtë për renovimin e katit të një objekti, për shfrytëzimin e të cilin Ministria nuk kishte kontratë. E edhe se atij ministri ia kishte lëshuar kundërligjshëm autorizimin për përdorimin e veturës zyrtare për afat prej një viti.

    Pasi e privilegjoi, duke i dhënë autorizim të kundërligjshëm për përdorimin e veturës zyrtare për një vit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e caktoi Bekim Hoxhën në krye të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

    Miku i Faton Pecit dhe tezakja e Presidentes

    Gazeta Insajderi dje ka raportuar se ky komision i themeluar nga Kurti, kryesues do ketë Jeton Qela, që mban pozitën U. D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Ndërsa Venera Çerkini, U. D. Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do jetë anëtare.

    Jeton Qela është mik me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

    Ata janë mjaft të afërt me njëri tjetrin ku shpesh janë shfaqur edhe duke pirë kafe së bashku.

    Insajderi ka raportuar më parë se si Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kishte avancuar shokun e Faton Pecit.

    Ndërsa Venera Çerkini, vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani, që u emërua anëtare në Komision, tashmë është emër i njohur për publikun, shkak i përfitimeve që mori nga qeveria.

    Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, në shkurt të vitit të kaluar ishte përzgjedhur në pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ministër është Faton Peci nga Lista Guxo.

    Sipas raportimeve, ajo ishte një nga kandidatet kryesore për këtë pozitë për shkak të lidhjeve familjare me presidenten e Osmani, gjë që u vërtetua më vonë ku zonja Çerkini fitoi garën për pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kundër Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark