×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Varus KS” ia heq autorizimin “Pharma Leader-it”, MSH refuzon t’ia nënshkruaj kontratat për interferon

    Insajderi
    24 July 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dhënia e kontratës për dy lote për furnizim me produktin “Interferon” nga kompania “Pharma Leader”, është anuluar.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kontrata është rikthyer në Divizionin e Prokurimit.

    Gazeta Shneta ditë më parë ka raportuar se si Ministria e Shëndetësisë ia dha dy lote në vlerë mbi 838 mijë kompanisë “Pharma Leader”, të cilën ministri Arben Vitia dhe Sekretari Naim Bardiqi e kishin akuzuar për falsifikim të dokumentit në tenderin për insulina. Por rreth tri javë pas këtij shkrimi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nënshkrimi i këtyre kontratave është anuluar.

    MSH ka njoftuar sot se dy lotët për furnizim me produktin Interferon beta 1a 22mcg dhe Interferon beta 1a 44mcg, do të kthehen në pikën zero pasi ky institucion ka refuzuar të nënshkruaj kontratën me kompaninë “Pharma Leader”.

    Sipas MSH-së refuzimi ka ndodhur pasi kompania “Varus KS SHPK” e cila e përfaqëson prodhuesin e këtij ilakompania “Varus KS SHPK” e cila e përfaqëson prodhuesin e këtij ilaçi në Kosovë, e ka tërhequr autorizimin për kompaninë “Pharma Leader”.

    “Ministria e Shëndetësisë refuzon nënshkrimin e këtyre dy kontratave për shkak se përfaqësuesi për Kosovë i prodhuesit Varus KS SHPK e ka tërhequr autorizimin për operatorin ekonomik për të furnizuar Ministrin e Shëndetësisë për shkak te ngjarjeve në të cilat ka qenë i përfshirë ky operator në të kaluarën me dokumente të falsifikuara, për çka autorizuesi Varus KS ShPK ka konsideruar se për çështje të integritetit dhe parimeve të etikës e tërheqë me veprim të menjëhershëm autorizimi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Nga MSH kanë njoftuar poashtu se kontrata është kthyer tek Divizioni i Prokurimit dhe është kërkuar që të bëhet furnizimi i menjëhershëm.

    Njoftimin i plotë nga MSH:

    Lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me produkte specifike dhe insulina analoge nga L.E”, me numër të prokurimit: 206-23-1646-1-1-1, përkatësisht lot 1-Interferon beta 1a 22mcg dhe lot 2-Interferon beta 1a 44mcg, Ministria e Shëndetësisë refuzon nënshkrimin e këtyre dy kontratave për shkak se përfaqësuesi për Kosovë i prodhuesit Varus KS SHPK e ka tërhequr autorizimin për operatorin ekonomik për të furnizuar Ministrin e Shëndetësisë për shkak te ngjarjeve në të cilat ka qenë i përfshirë ky operator në të kaluarën me dokumente të falsifikuara, për çka autorizuesi Varus KS ShPK ka konsideruar se për çështje të integritetit dhe parimeve të etikës e tërheqë me veprim të menjëhershëm autorizimin.

    Kjo kontratë është rikthyer te Divizioni i Prokurimit në Ministrinë e Shëndetsisë dhe është kërkuar që të veprohet menjëherë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me barna për pacientët në përputhje me dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark