Insajderi
Lajme

Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit

Insajderi
23 May 2025 - 08:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vasfije Krasniqi diagnostikohet me tumor, iu nënshtrua operimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë dhe ish-deputetja, Vasfije Krasniqi-Goodman ka njoftuar se është diagnostikuar me tumor.

Ajo ka njoftuar se i është nënshtruar edhe një operimi për të hequr tumorin që i ishte shfaqur në një pjesë të zorrëve. Krasniqi ka thënë se operacioni ishte i vështirë, por e ka kaluar me sukses.

Ajo ka shpresuar se kjo do të çojë në shërimin e saj të plotë.

“Kohët e fundit, unë u diagnostikova me një tumor në një pjesë të zorrëve dhe iu nënshtrova një operacioni të hënën për të hequr atë pjesë të zorrëve. Qëndrimi në spital ishte i vështirë dhe më i gjatë se sa pritej, por jam e lehtësuar që po shërohem në shtëpi tani. Fatmirësisht, raporti i patologjisë konfirmoi se tumori ishte beninj dhe unë pres një shërim të mirë. Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre – mesazhet, telefonatat dhe vizitat e tua të mira kishin shumë vlerë për mua gjatë kësaj kohe”, ka shkruar Krasniqi-Goodman në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark