Insajderi
Lajme

Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit, merr duartrokitje nga Kuvendi

Insajderi
14 April 2026 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit, merr duartrokitje nga Kuvendi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja Vasfije Krasniqi, e cila është mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, është përlotur përgjatë fjalimit të saj në seancën solemne në nder të Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.

Krasniqi s’ka arritur t’i mbajë lotët teksa ka folur për stigmat dhe sfidat që të mbijetuarit e dhunës seksuale përballen në jetën e tyre, shkruan Insajderi.

“Unë qëndroj para juash si një zë që nuk zgjodhi heshtjen kurrë. 14 prilli nuk është vetëm një datë për mua, është një datë që ndez kujtimet, që ndryshoi jetën time përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ky Kuvend bëhet një vend i veçantë i kujtesës, ku dhimbje s’fshehet por ndriçon. Qirinjtë që i ndezëm sot, nuk përfaqësojnë vetëm një moment ceremonial, por përfaqësojnë jetën tonë, kujtimet tona dhe forcën tonë për të vazhduar përpara”, ka deklaruar Krasniqi.

Përgjatë fjalimit ajo është emocionuar dhe përlotur, e cila më pas është mbështetur me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në seancë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark