×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vasfije Krasniqi viziton Izraelin për t’u solidarizuar me viktimat

    Insajderi
    08 February 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe avokuese e shquar kundër dhunës seksuale gjatë luftës, ka mbërritur në Izrael si mysafire e Shurat HaDin, një organizatë joqeveritare e udhëhequr nga gratë e dedikuar për të luftuar terrorizmin dhe antisemitizmin.

    Vizita e saj, e planifikuar midis 5 dhe 8 shkurtit, kishte për qëllim të dëshmonte mizoritë e Hamasit, të tregonte solidaritet me viktimat izraelite dhe të kërkonte drejtësi për viktimat e sulmeve seksuale të kryera nga terroristët “Nukhba” të Hamasit, raporton Jerusalem Post, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Ndihem e nderuar dhe e privilegjuar t’i përgjigjem thirrjes së Shurat HaDin për të ardhur në Izrael për të treguar mbështetjen dhe empatinë time për viktimat e krimeve të Hamasit. Ëshët krejtësisht e padrejtë që komuniteti ndërkombëtar ka kthyer shpinën grave dhe burrave izraelitë që ranë viktima të krimeve të tilla të tmerrshme për kaq shumë kohë”, ka thënë ish-deputetja Krasniqi.

    “Do të doja të besoja se ne kemi bërë një rrugë të gjatë si Kosovë dhe u shkatërruam duke parë këtë apati, injorancë dhe pandjeshmëri ndaj këtyre krimeve”, vazhdoi ajo.

    “Unë gjithashtu dua të bëj të qartë se asnjë organizatë që kryen dhunë seksuale ose lejon që të ndodhë një gjë e tillë nuk duhet të legjitimohet ose të lejohet të mbajë pushtetin mbi çfarëdo popullsie. Njerëzit që janë të aftë për mizori të tilla janë një rrezik për qytetarët e tyre po aq sa ata janë për të tjerët”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark