Gratë shtatzëna të cilat janë të identifikuara me virusin Zika nuk duhet të abortojnë, rekomandon kryeqendra e katolikëve në botë Vatikani.
Mijëra femra të prekura nga ky virus kanë zgjedhur abortimin si ikje nga rreziku i lindjes së fëmijëve me dëmtime serioze në tru, që është edhe pasoja më e rëndë e këtij virusi.
Madje Papa Françesku ka rekomanduar që gratë të mos abortojnë por të përdorin kontraceptiv nëse duan të mos mbesin shtatzëna.
Kisha katolike edhe një herë tjetër potencoi kundërshtimin e saj ndaj abortit në të gjitha rrethanat e mundshme, pasi gratë në Afrikën e Jugut janë duke u përpjekur të abortojnë foshnjat që janë identifikuar me virusin Mirocefalia, që shkakton deformime në kokën e fëmijëve.
“Jo vetëm që është rritur numri i aborteve, por të abortosh një fëmijë për shkaqe diskriminuese për shkak të një sëmundjeje është e papranueshme”, thotë Vatikani.
Aborti është i ndaluar ose shumë i kufizuar në shumë vende të prekura nga kriza e virusit Zika. Më parë këtë muaj, kisha katolike në Brazil – një nga vendet më të prekura nga ky virus – kundërshtuan me forcë një lëvizje për të lejuar aborte për gratë shtatzëna, të ekspozuara ndaj virusit Zika.