Vatra: Muri në Mitrovicë të hiqet sikurse lapidari i UÇPMB-së në Preshevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vatra: Muri në Mitrovicë të hiqet sikurse lapidari i UÇPMB-së në Preshevë

    Insajderi
    11 December 2016 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Qytetare Vatra ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta heqë sa më parë murin që është ndërtuar në veri.

    “Pas arritjes së ndarjes administrative e udhëheqjes lokale, duan ta realizojnë edhe ndarjen plotësisht fizike të Mitrovicës. Kërkojmë nga Prishtina zyrtare të reagon shpejt dhe ta largon këtë vepër ilegale që cenon integritetin territorial të republikës së Kosovës dhe synon të i bëhet Kosovës një problem shumë i madh”, thuhet në reagimin e Vartës.

    Kjo Lëvizje beson se ndërtimi i një muri të tillë është një akt provokues dhe destabilizues për popullatën e Mitrovicës, marrëdhëniet dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

    Madje, zyrtar të saj, kërkojnë që muri të hiqet sikurse që u hoq lapidari i UÇPBM-së në Preshevë më 2012.

    “Kërkojmë që të intervenohet në mënyrë të njëjtë si në rastin e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga forcat serbe më 2012 pasi që një ndarje fizike është në favor të politikës së Beogradit e cila synon ta ndajë Mitrovicën dhe serbët të arrijnë pavarësi totale në pjesën veriore. Si dhe të vendos kufirin e ri për 100 vitet e ardhshme”, thuhet në fund të reagimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark