Policia në Stamboll ka bastisur tri gjykata pasi ka pasur urdhër për paraburgosjen e 173 pjesëtarëve të personelit gjyqësor që kërkohen në lidhje me grusht shtetin e dështuar të muajit të kaluar.
Bastisjet që janë kryer sot janë pjesë e spastrimeve masive që janë duke u kryer pas puçit të dështuar, që qeveria turke thotë se është planifikuar nga kleriku, Fetullah Gylen, që jeton në ekzil të vetëshpallur në ShBA.
Në përgjithësi, janë më shumë se 35 mijë persona që janë paraburgosur, përfshirë edhe 17 mijë që janë zyrtarisht nën arrest. Dhjetëra mijëra janë pezulluar nga vendet e tyre të punës.
Turqia është duke i bërë presion Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta ekstraduar Gylenin.
Rreth 240 njerëz kanë vdekur gjatë grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut./rel.