Vazhdojnë reagimet e koreografëve ndaj ministrit Çeku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    Vazhdojnë reagimet e koreografëve ndaj ministrit Çeku

    Insajderi
    16 April 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në fillim të muajit prill emëroi në pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës klarinetistin dhe balerinin, Sinan Kajtazi.

    Në një emision Hajrullah Çeku foli rreth shkollimit për balet e koreografi, deklaratë e cila ka nxitur shumë reagime, ku ministri shpjegoi se çështja ka përfunduar edhe te avokati i popullit, sepse sipas tij nuk kemi nivel superior te edukimit ose shkollimit ne balet dhe është kërkuar interpretim nga avokati i popullit, nëse kriteri i shkollimit universitarë për tu kualifikuar është diskriminim pasi në Kosovë nuk ofrohet një nivel edukimi i tillë.

    “Avokati ka thëne që shkolla e fundit në këto fusha është shkolla e mesme”, tha ai.

    Mirëpo, koreografët e balerinët në një reagim të ashpër, e kanë vlerësuar si ofendues deklarimin e ministrit, ku së fundmi ka reaguar dhe koreografi Labinot Rexhepi.

    Rexhepi ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook, duke i thënë se me këtë deklaratë ju po justifikoni jo vetëm zgjedhjen e një klarinetisti në drejtim të Baletit të Kosovës, por edhe anëtarët e bordit të baltetit të cilët nuk kanë diplomim të lartë në fushën përkatëse, ashtu siç e kërkon ligji.

    ”Justifikoni jo vetëm zgjedhjen e një klarinetisti në drejtim të Baletit të Kosovës, por edhe anëtarët e bordit të baltetit të cilët nuk kanë diplomim të lartë në fushën përkatëse, ashtu siç jua kërkon ligj”.

    Postimi i plotë

    Për ministrin e kulturës z. Hajrulla Çeku që me ofendoi në TV Kanal10

    Me ardhjen Tuaj në krye të kulturës së Kosovës unë personalisht prita shumë në idealet që keni përfaqësuar, mbi të gjitha në ate që kemi marrë zotim së bashku, duke qenë anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, thirrjen për Drejtësi, barazi dhe zhvillim, për bashkëpunim më të mirë e bashkëqeverisje!

    Duke qenë se edhe ju jeni aktivist e anëtar i LVV, me këtë deklaratë nuk më përfaqësoni mua as si anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje – as si artist – e as si qytetar i këtij vendi, që besoj në meritokraci dhe në të drejtën njerëzore për njohjen e kontributeve dhe shkollimit.

    Shpresova vërtet shumë që pas 20 vitesh do të kemi ç’kapje të institucioneve nga paraardhësit tuaj, e pikërshit ndaj istitucionit të Baletit Kombëtar të Kosovës, që për mua personalisht ishe një shpresë për ndryshim.

    Duke e ditur se në të kaluarën ushtruesi i detyrës së drejtorit të baletit ka bërë shkelje ligjore, duke pasur konflikt interesi, dhe po i njejti ka deklaruar që Universiteti i Arteve të Tiranes është shkollë komuniste, ju përsëri e emëruat në krye të baletit.

    Duke u shprehur publikisht se “në Republikën e Kosovës njihet vetëm diplomimi i shkollës së mesme dhe jo ai i lartë në fushën e koreografisë”, me pretendimet se nuk ka njerëz të fushës të diplomuar, ju, mesa kuptohet justifikoni jo vetëm zgjedhjen e një klarinetisti në drejtim të Baletit të Kosovës, por edhe anëtarët e bordit të baltetit të cilët nuk kanë diplomim të lartë në fushën përkatëse, ashtu siç jua kërkon ligji. Lind pyetja… perse ju zoti ministër keni lënë të njëjtin bord drejtues që keni trashëguar nga qeveria e kaluar, edhe në kundërshtim me ligjin për balet, i cili përcakton qartë se anëtarët e bordit duhet të jenë specialist të fushës përkatëse? Kush është aresyeja që nuk keni vepruar? Nëse ju do të mbanit premtimin elektoral të LVV për çkapjen e institucioneve, si ka mundësi që ju keni lejuar të emëroni drejtor një person që ka drejtuar jashtë cdo ligji për 10 vite rresht bordin e baletit, duke u përfshirë në skandale korruptive? Na ktheve në tjetër kohë z. Ministër. U deklaruat se nuk ka koreografë, nuk ka njerëz të fushës të diplomuar në Kosovë. Përse këto deklarata z. Ministër?, Deklaruat gjithashtu se në RKS nuk ka shkollë baleti dhe arsimim të lartë në fushën e koreografisë…. Si ka mundësi një ministër i kulturës nuk ka informacion se shkolla e baletit egziston që në 2001-ën, dhe tash tre vite egziston në AAB programi i studimit Bachelor në koreografi?

    Ofenduat mbi 12 të diplomuar, koreografë, pedagogë e mësues të baletit kosovar, por edhe studente që ëndërrojnë të mirren me këtë profesion, të japin kontributin e tyre për këtë vend.

    Ju si perfaqsuesi i parë i kulturës thoni se nëse ka padrejësi duhet të ndjekin rrugët ligjore nëpër gjykata, njëjt si paraardhësit tuaj me arrogance. Pra edhe në qeverisjen tuaj Ne do të vrapojmë pas gjykatave??? Sigurisht z. Çeku këtë do e bëjmë pasi s’kemi rrugë të dytë dhe po na jep motiv që Ne të luftojmë për drejtesi e çkapje, pasi që ju nuk po mundeni apo nuk po doni ta bëni.

    Ne si grupim koreografësh të diplomuar pritëm më shumë se një vit për një takim së bashku, i cili akoma nuk ka ndodhur…!!!

    Ne, por besoj edhe Ju, e dini se kultura nuk ka nisur dhe as nuk do të përfundoj me Ju z. Ministër.

    Për fund, dua t’ju bëjë me dije se këtë vit kremtoj 20 vite karrierë profesionale!

    Msc Labinot Rexhepi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark