×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë reagimet për peticionin kundër ambasadorit Delawie

    Insajderi
    22 February 2016 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reagimet kundër një peticioni që kërkonte largimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie nga Kosova kanë vazhduar edhe të hënën.

    Partia e Drejtësisë ka qenë e fundit qe ka thënë se një peticion i tillë është i papranueshëm.

    “PD vlerëson se sado që iniciativa të tilla të ndërmarra nga kushdoqoftë mund të duken demokratike, nuk duhet të harrohet se tendenca për të sjellë përplasje me faktorin ndërkombëtar, konkretisht me SHBA-të, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës, andaj veprimet e tilla kërkojnë përgjigje të merituar”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

    Po ashtu, PD ka shfrytëzuar rastin që të kërkojë “nga i gjithë spektri politik opozitar të pranojë bashkëbisedime me pozitën” në mënyrë që të gjetjes së një zgjidhje për krizën në vend.

    “PD vlerëson se sado argumente të ekzistojnë për keq-qeverisjen eventuale të vendit, në asnjë mënyrë nuk mund të argumentohet në mënyrë racionale se për të larguar një Qeveri ia vlen të rrënohet sisstemi  shtetëror”.

    Një peticion që thërret largimin e Delaëiet e që po qarkullon në rrjete sociale, ishte inicuar gjatë fundjavës së kaluar.

    Peticioni ka hasur në reagime të shumta të liderëve shtetërorë dhe të opozitës, të cilët e kanë quajtur si të pavlerë dhe kundër Kosovës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark