Vazhdojnë telashet me falsifikim të parasë - raportohen dy raste brenda 24 orëve në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë telashet me falsifikim të parasë – raportohen dy raste brenda 24 orëve në polici

    Insajderi
    02 February 2024 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dukuria e falsifikimit të pares është duke vazhduar në vend. Dy raste janë raportuar brenda 24 orëve.

    Njëri në Prishtinë, tjetri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

    Në njërin rast dyshohet për kartëmonedha të ndryshme, në tjetrin për 50 euro.

    “Prishtinë 01.02.2024 – 13:35. Ankuesi kosovar ka raportuar se janë pranuar para në kartëmonedha të ndryshme që dyshohet se janë të falsifikuara. Kartëmonedhat janë sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet nga policia.

    “Magj. Prishtinë-Ferizaj 18.11.2023 – 20:40. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë 50 €, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark