Vazhdojnë vërshimet - përkeqësohet gjendja në magjistralen e Ferizajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë vërshimet – përkeqësohet gjendja në magjistralen e Ferizajt

    Insajderi
    10 January 2021 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë sërish është vërshuar nga të reshurat e sotme. Kjo po paraqet vështirësi për qarkullimin e automjeteve të cilat po detyrohen të shfrytëzojnë pjesët anësore të rrugës për të kaluar këtë pjesë të vërshuar.

    Këto vërshime në këtë pjesë po paraqesin probleme edhe për bizneset rreth magjistrales.

    Ndërsa, të reshurat e borës dhe shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme edhe në komunat tjera, ku ka pasur edhe vërshime.

    Pasditen e sotme është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha.

    Nga komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se kanë reaguar që të parandalohen vërshimet.

    Por, përkundër intervenimeve, uji ka depërtuar në rrugën “Hamdi Berisha”, në rrugën e transitit, dhe në urën mbi lumin Mirusha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark