×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vazhdon “çarmatosja” në Prishtinë, çfarë iu kapi policia mbrëmë dy personave në veturë

    Insajderi
    26 February 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy personave iu ka kapur fishekë të pistoletës dhe substancë narkotike. Njëri nga ta është arrestuar.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është liruar me procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë,  si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një sasi me substancë te dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 35 copë fishekë kalibri-7.65 mm”, thuhet në njoftim.

    “Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ne procedure hetimore”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark