×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon distancimi i gazetarëve të RTK-së, reagon edhe moderatorja e njohur: Ndjek interesat e çdo qytetari

    Insajderi
    23 July 2024 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesë e stafit të Radio Televizionit të Kosovës, përfshirë redaktorë e moderatorë janë duke u distancuar nga lajmi i mbrëmshëm i publikuar në televizionin publik kundër dy mediave kosovare.

    Në artikullin që është prodhim i një mediumi boshnjak thuhet se dy mediat kosovare janë të financuara nga Serbia.

    Reagimi i fundit ka ardhur nga prezantuesja dhe gazetarja Fitore Rexhepi. Ajo ka shkruar distancohet nga lajmi i mbrëmshëm.

     “Si gazetare e TV publik, në çdo pyetje që bëj ndaj secilit politikan, kam parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizion. Jam gazetare e TV publik por jam kolege e secilit gazetar në Kosovë. Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm, por ky reagim publik nuk është një akt guximi – në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm. Shpresoj që këta zëra të dëgjohen edhe në mediat e tjera, në mënyrë që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar, qoftë nga politika apo nga grupet e tjera të interesit!”, ka shkruar ajo.

    Më heret reagun edhe redaktortja, Blerta Foniqi – Kabashi dhe redaktori Enver Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark