Insajderi
Lajme

Vazhdon edhe sot senaca e Kuvendit

Insajderi
08 July 2016 - 08:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë sot nga ora 10:00 seancën plenare.

Deputetët gjatë seancës të së enjtes kanë miratuar vetëm disa pika të rendit të ditës, mirëpo kanë mbetur edhe 8 të tjera për tu vazhduar në seancën e sotme.

Pikat e rendit të ditës do të jenë, shqyrtimi i Projektligjit për investimet strategjike, emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit etj.

Gjithashtu kuvendi sot do të bëjë edhe shqyrtimin e Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës, të Zyrës së Rregullatorit për Energji për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015. Si dhe shqyrtimi i Propozimit  për shpalljen e 5 Shtatorit –  “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark