Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, po vazhdojnë edhe në këto momente.
Aksioni për gjetjen e Xhafer Raqit ka rifilluar sot në orët e hershme të mëngjesit, pas kërkimeve intensive që u zhvilluan gjatë gjithë natës së kaluar. Kërkimet po vazhdojnë edhe në këto momente.
SHKKSH, ka theksuar se në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera, ka riangazhuar departamentin e dronistëve, për të rritur mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen e Raqit.
“Shpresojmë që ai të gjendet sa më shpejt dhe lutemi për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë dhe po ofrojnë mbështetje në këtë aksion”, thuhet në njoftim.
Sipas familjarëve, i moshuari u largua të enjten rreth orës 08:00 nga shtëpia dhe nuk dinë më asgjë për vendndodhjen e tij.
Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës dhe se i moshuari vuan nga demenca.

Ata kanë kërkuar që kushdo që ka ndonjë informatë për vendndodhjen e familjarit të tyre, të lajmërohen në numrin e telefonit: +383 44 737 900.