Insajderi
Lajme

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në Ujman, kryetari Zeqiri: Terreni është jashtëzakonisht i vështirë

Insajderi
29 July 2025 - 14:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në Ujman, kryetari Zeqiri: Terreni është jashtëzakonisht i vështirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forcat e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit, pas raportimeve se një person ka kërcyer nga ura dhe dyshohet se është mbytur të dielën, më 27 korrik.

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi para mediave se terreni ku po zhvillohen kërkimet është shumë sfidues, për shkak të thellësisë së madhe dhe mbeturinave nën ujë.

“Terreni është bukur i vështirë në thellësi prej 30 deri në 40 metra, madje mund të arrijë deri në 60 metra apo më shumë. Ka mbeturina të shumta që e vështirësojnë operimin dhe kërkojnë pajisje teknike të posaçme”, u shpreh Zeqiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark