Protesta e nisur në sheshin Skënderbej është zhvendosur përpara kryeministrisë.
Protestuesit kanë kërkuar lirimin e personave të ndaluar si dhe largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Të rinjtë janë shtrirë përpara kryeministrisë si simbol i represionit të qeverisë mbi qytetarët. Deri tani protesta ka shënuar incidente të vogla, shkruan laps.al.
Policia e ka ndjekur protestën në distancë dhe nuk ka ndërhyrë, por u ka kërkuar atyre të shpërndahen pasi tubimi është në shkelje të ligjit për shkak të pandemisë.