Edhe sot në Tiranë qytetarët kanë vazhduar me protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, i cili u vra nga një efektiv i policisë, shkruan Insajderi.
Në ditën e pestë të kësaj proteste kanë filluar edhe shoqërimet e para në polici.
Kjo ndodhi pas përplasjes që u shënua përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës u pa se protestuesit u tërhoqën nga hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës.
Bëhet me dije se rreth 10 persona janë shoqëruar, shumica prej tyre të rinj.
Protesta e së dielës nisi paqësisht, por më pas u përshkallëzua në dhunë.
Në rrjetet sociale u bë sërish thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të policisë.