Insajderi
Lajme

Vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi

Insajderi
06 September 2024 - 18:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdon qarkullimi i automjeteve në pikat kufitare Kosovë-Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Serbët kanë paralajmëruar për bllokimin e pikave kufitare duke filluar sot nga ora 18:00. Megjithatë aktualisht situata është e qetë dhe automjetet po vazhdojnë të qarkullojnë.

Në pikën kufitare në Merdar, njëra ndër pikat që lidhë Kosovën me Serbinë situata është e qetë. Në këtë pikë ka shumë pak qarkullim të automjeteve, në hyrje dalje të kufirit. Ende nuk shihen protestues sipas paralajmërimeve të qytetarëve serbë për bllokim të pikave kufitare

Ndërkohë edhe në pikën kufitare në Jarinje në këto moment ende ka lëvizje të automjeteve, ndonëse fluksi i lëvizjes është më i vogël.

Megjithatë, serbët të cilët kanë paralajmeruar bllokadën e kufirit nga ora 18;00, kanë thënë se nuk do të lelojnë hyrje-dalje me dokumente të Republikës së Kosovës

Nga ora 18:00 nuk shihen forca të policisë përpos një patrolle të KFOR-it dhe EULEX-it.rtk


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark