×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon rritja e numrit të ndërmarrjeve tregtare

    Insajderi
    02 February 2016 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në tre muajt e fundit të vitit 2015 në Kosovë janë regjistruar 2480 biznese të reja, e që është numër për 14% më i madh krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2014.

    Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sipas të cilës aktivitetet kryesore të këtij tremujori kanë vazhduar të jenë ndërmarrjet tregtare me 746 ndërmarrje të reja, apo  30.1% e të gjitha ndërmarrjeve të regjistruara në këtë periudhë.

    Pas ndërmarrjeve tregtare pasojnë ndërmarrjet prodhuese dhe bujqësore me nga 10% ndërmarrje të reja të regjistruara.

    Më së shumti ndërmarrje u regjistruan në Prishtinë me 593 ndërmarrje, pastaj në Pejë 184, dhe në Prizren u regjistruan 177 ndërmarrje të reja.

    “Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-4 (të punësuar) përbën rreth 2.393 ndërmarrje ose 96.5% të ndërmarrjeve të reja; kategoria me 5-9 të punësuar me 68 ndërmarrje (2.7%); kategoria me 10-19 të punësuar me 12 ndërmarrje (0.5%); kategoria me 20-249 të punësuar me 7 ndërmarrje (0.3%),” thuhet në Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë në tremujorin e e katërt të vitit 2015./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark