Derisa një numër deputetësh vazhdojnë të jenë të ngujuar brenda Kuvendit të Maqedonisë, Alsat M raporton se turma e protestuesve jashtë objektit ka filluar të shtohet.
Siç shkruan Alsat M, protestuesit po vijnë nga të gjitha anët e qytetit.
Aktualisht, Policia maqedonase është futur brenda në Kuvend dhe po tenton të krijojë kushte që të nxjerrë deputetët dhe gazetarët e ngujuar brenda
Situata është tensionuar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të Kuvendit maqedonas.
Protestuesit janë future brenda objektit të kuvendit, ku kanë sulmuar deputetët.