Në Gjykatën e Lartë vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj ”Grupit të Kumanovës”, të cilët akuzohen për terrorizëm, në lidhje me luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar.
Seanca e sotme dhe të tjerat në vazhdim, të caktuara për këtë muaj, do të jenë të mbyllura për opinionin, pasi që do të prezantohen transkripti dhe raporte të masave të posaçme hetuese të DSK-së.
Përndryshe, gjyqi për 29 të dyshuarit ka filluar në shkurt të këtij viti.
Në luftimet në Kumanovë u vranë tetë policë të njësisë speciale, ndërkaq u lënduan 37 të tjerë, kurse nga grupi u vranë 10 persona./Telegrafi Maqedoni/