Cilësia i ajrit në Prishtinë tash e sa kohë del të jetë e pashëndetshme, e as mbrëmja e sotme nuk është përjashtim.
Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti sot është zgjuar me cilësi relativisht të mirë të ajrit, por që kjo gjendje është përkeqësuar në orët e mbrëmjes.
Por tani, në matjet që janë bërë në orën 19:00, del se niveli i cilësisë së ajrit ka arritur në shkallën 261 ppm e që cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë.
Në sajtin e Ambasadës Amerikane sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.
Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë.