
23 vjeçarja që u lëndua rëndë si pasojë e rënies së kulmit së Komunës së Re të Prishtinë, të enjten po vazhdon të trajtimin në Mjekimin Intenziv të QKUK. Gjendja e saj po vlerësohet të jetë relaitvisht stabile. Kështu tha për Insajderin shefi i MIQ, Shaqir Uka.
Uka konfirmojë se pacientja është në gjendje të fjetur dhe se po vazhdon të monitorohet gjendja e saj.
“Pacientja po vazhdon të marrë tretmanin mjekësor në Mjekimin Intenziv Qendror, gjendja e përgjithshme e saj për momentin vlerësohet të jetë relativisht stabile përkundër që lëndimet janë mjaftë serioze. Ajo vazhdon të jetë e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore, ne po vazhdojmë ta monitorojmë për të parë gjendjen e saj mjekësore”, tha ai për Insajderin.
E lënduara është Elza Ujkani, motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.
Vetë deputetja me anë të një postimi në “Facebook”, ka kërkuar lutje për motrën e saj.
“Sot, ditë e xhuma! Lutemi për ty, Elza”, shkroi ajo.
Theksojmë se si pasojë e erërat e forta është demoluar kulmi i Komunës së re të Prishtinës, duke e hedhur tërësisht në tokë. Kryetari i komunës, Përparim Rama ka kërkuar hetim të rastit.
/Insajderi