Visar Shehu, djali i kandidatit për kryetar komune nga radhët e LDK-së Ruzhdi Shehu, të dielën është ndaluar nga policia pas kërcënimit të tij kundrejt menaxheres së Qendrës së Votimit.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth rastit duke e quajtur si “PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT & KANOSJE”, shkruan Gazeta Insajderi
Raporti i plotë:
Junik, Pejë, 14.11.2021 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në qendër të votimit ka penguar procesin e votimit si dhe kishte kanosur edhe përgjegjësin e qendrës së votimit viktimën femër kosovare. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.