Insajderi
Lajme

Vazhdon të shtunën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Insajderi
18 April 2025 - 13:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vazhdon të shtunën seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, në orën 12:00, do të mbahet vazhdimi i tretë i seancës konstituive, shkruan Insajderi.

Seanca e së shtunës vjen pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për finalizimin e procesit konstituiv.

Herën e parë, raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve nuk mori votat e nevojshme, ndërsa në përpjekjen e dytë ai nuk u hodh fare në votim.

Seancën po e udhëheq deputeti i sapozgjedhur, Avni Dehari, siç parashihet me rregulloren për seancat konstituive derisa të zgjidhen organet udhëheqëse të Kuvendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark