Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar vajza me probleme psikike për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Si pasojë e kësaj, nëna e vazjës ka marrur lëndime, ku më pas ka pranuar edhe trajtim mjekësor.
Ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan.
Raporti i plotë:
“Gjilan 09.06.2023 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psikike për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara me vendim prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan”.