Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e 18-vjeçares, e cila mbrëmë ka rënë nga lartësia e një objekti dhe si pasojë e plagëve ka vdekur.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM MBI VDEKJEN-Prishtinë 03.08.2023 – 20:34. Është raportuar se viktima femër kosovare ka rene nga lartësia e një objekti dhe si pasojë e plagëve te marra ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.