×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vdekja e 34 vjeçares në hotel, vjen reagimi i mikes së saj

    Insajderi
    28 December 2023 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rast i rëndë ka tronditur vendin. 34 vjeçarja nga Gjakova, Artila Kameri po dyshohet se humbi jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i hotelit në të cilin po qëndronte me një mashkull.

    Rastin për Insajderi në orët e pasdites së enjtes për Insajderin e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo deklaroi vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Arila e ndjerë është kujtuar nga shoqja e saj. Edona Gërqari-Doqaj, shkruan Insajderi.

    “Sot humba një mike 💔”, nis shkrimin ajo teksa e ka cilësuar të ndjerën si mike të shpirtit.

    “Vetëm një mike e dashur si ti më ka përkujtuar që çdo herë kam një mike afër për shkak të shpirtit. Prandaj mikja ime e mirë, unë sot kam diçka për të thëne, diçka që n’heshtje e kam thënë shpesh, diçka që në vete e kam përshpëritur: FALEMINDERIT nga shpirti që më fale miqësin tënde.Për fjalet e bukura që i mbaj në zemer… Do të më mungojnë bisedat tona. Faleminderit për  gjithçka shoqja ime!

    Pusho në paqe Artila Kameri ❤️🤲”, ka shkruar shoqja e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark