Vdekja e dy fëmijëve – përgjegjësi e Ministrisë së Ambientit dhe Komunës së Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e dy fëmijëve – përgjegjësi e Ministrisë së Ambientit dhe Komunës së Prishtinës

    Insajderi
    23 June 2016 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa kaluar mirë tragjedia e Prizrenit ku humbi jetën Xheneta Gashi 3-vjeç si pasojë e shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në Zonën Historike një tjetër ngjarje fatale ka ndodhur në një fshat të Prishtinës, Kolovicë.

    Edhe pse këto dy ngjarje duken sikur raste komplet të ndryshme, bazuar në ligjet në fuqi, përgjegjësit janë pak a shumë të njëjtë – organet qendrore dhe organet komunale.

    Vdekja e vajzës 3-vjeçare në Prizren ka ardhur si pasojë e mungesës së veprimit nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë bashkë me Komunën e Prizrenit.

    Dy ministritë kanë qenë përgjegjëse për veprim në Zonën Historike ndërsa Komuna e Prizrenit për ofrimin e sigurisë në atë Zonë.

    Në rastin e Kolovicës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë sipas Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit është autoriteti i cili vendos për gërmimet e kompanive ndërtimore, ndërsa Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë së vendit që është lënë në atë formë pas përfundimit të gërmimeve.

    Megjithatë deri më tash asnjë nga këto dy institucione nuk e ka pranuar përgjegjësinë.

    Përderisa Shpend Ahmeti ka thënë se do të pres nga organet e hetuesisë për të gjetur fajtorët që kanë quar deri në krijimin e gropës që përdorej si pishinë, nga gërmimet e kompanive të ndërtimit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, thotë se askush nga operatorët që ka operuar në këtë pjesë – ku edhe ndodhi tragjedia – nuk kanë pasur leje nga MMPH-ja.

    “Në bazë të njohurive të mia, nuk kemi informacione se ndonjëri nga operatorët ka pasur leje nga Ministria jonë. Pra, nuk kemi informacion se ka pasur ndonjë operator që ka marrë leje nga Ministria, sepse po të kishte leje do të ishte kontrolluar e do të ishte inspektua nga Inspektorati. Kjo sepse leja jepet për t’u plotësuar disa kritere minimale që janë kusht për licencë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale”, ka thënë Bedri Halimi, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për Telegrafin.

    Edhe në këtë version, Ministria është përgjegjëse, sepse sipas ligjeve në fuqi, çdo ndërhyrje në mjedis, duke filluar nga gërmimet e deri tek ndërtimet, organi përgjegjës është MMPH.

    Ndërsa Komuna e Prishtinës, edhe pse nuk ka përgjegjësi për gërmimet e dheut, sipas ligjeve është organi përgjegjës për ofrimin e sigurisë së qytetarëve./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark