Vdekja e dyshimtë në "Bregun e Diellit" – Mjekësia Ligjore largohet nga vendi i ngjarjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vdekja e dyshimtë në “Bregun e Diellit” – Mjekësia Ligjore largohet nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    04 January 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha Ahmeti.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamjet teksa shihet që nga vendi i ngjarjes është larguar vetura e Mjekësisë Ligjore.

    Për Insajderin kanë folur edhe banorët e asaj ane.

    “As nëpër banesa nuk po na lënë me hy, qe 2-3 orë është blloku rruga”, i tha njëri nga ata Insajderit teksa shtuan se deri tani nuk dinë diçka për rastin.

    Për rastin ka folur edhe Prokuroria. Zëdhënësja Laureta Ulaj tha se rasti i gruas ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta.

    “Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Ulaj për Gazetën Insajderi.

    Insajderi ju sjell edhe pamjet nga banesa ku dyshohet se ka ndodhur rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark