×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur 30 vjeçarja në Prishtinë

    Insajderi
    04 January 2023 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti teksa shtoi se viktima u gjetë e shtrirë në rrugë.

    “Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha ajo.

    Ajo njoftoi se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

    Banorët e kësaj lagje i kanë konfirmuar Insajderi se nuk janë lejuar të hynë as nëpër banesat e tyre.

    Rruga sipas tyre ka afro 2 orë që e bllokuar.

    “As nëpër banesa nuk po na lënë me hy, qe 2-3 orë është blloku rruga”, i tha njëri nga ata Insajderit.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark