Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se tashmë i ndjeri ka vdekur në vend të ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ajo.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Sipas Ahmetit, policia ka shoqëruar për në stacion ngasësja e automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin. /Insajderi.org/