Vdekja e Papës, Ambasada e Italisë në Kosovë ka një thirrje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vdekja e Papës, Ambasada e Italisë në Kosovë ka një thirrje

    Insajderi
    24 April 2025 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën e 21 prillit, Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

    Selia e Shenjtë në Vatikan doli me një mori njoftimesh dhe instruksionesh se si do të zhvillohet ceremonia mortore, teksa Italia shpalli ditë zie deri të shtunën

    Edhe Ambasada e Italisë në Kosovë ka dalur me njoftim sa i përket shprehjes së ngushëllimeve për Papën.

    “Me rastin e riteve të varrimit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, qytetarët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të shprehin ngushëllimet e tyre mund të dërgojnë mesazhin e tyre në: [email protected], deri më 26 prill.

    Ato do t’i përcillen Delegatit Apostolik kompetent”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark